AKK: Komunat do ta dërgojnë Ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese

Komunat e Kosovës do ta dërgojnë Ligjin për tatimin në pronë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre, niveli qendror po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare të komunave

“Komunat e Kosovës pritet që ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në Pronë në Gjykatën Kushtetuese”.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Sipas AKK-së, me miratimin e këtij Ligji në Kuvendin e Kosovës, komunat do të humbin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

“Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues”, thuhet në njoftim.

AKK-ja tutje thotë se me këtë ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunave, afektim në projektet kapitale dhe debalancim në mes të projeksioneve investuese dhe të të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal.

Sipas njoftimit, Ministria e Financave mori vendim që ta ndryshojë Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme, ku gjatë procesit të amendamentimit nuk i konsultoi fare komunat e Kosovës.

“Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë buxhetet e Komunave. Pastaj, MFTP-ja e dërgoi për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës këtë projekt ligj pa konsulta me Komunat. Qeveria e miratoi si të tillë dhe e procedoi për miratim në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. “As Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoj këtë projekt ligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë. Në këtë ligj, në Kapitullin II / Falja e Tatimit në Pronë për vitin tatimor 2023 Neni 11/B thuhet që: Pika 1. Shuma e faljes së Tatimit në Pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së Tatimit në Pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli. Pika 2. Vendimi për faljen e Tatimit në Pronë merret nga Kuvendi i Komunës i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në reagim.

Ndryshe, të martën, drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se janë duke e shqyrtuar si mundësi që ligjin amendamentues për tatimin në pronë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Ibrahimi: Po e shqyrtojmë mundësinë që ta procedojmë ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika