Qeveria shtyn regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur më 23 gusht që ta shtyjë për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani do të nisë më 1 nëntor të këtij viti

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky proces do të nisë me dy muaj vonesë.

“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës të prodhuar edhe brenda komisionit qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023. Pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesë të shkaktuara t’i planifikonte detajet”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti tha se në vonimin e procedurave ka ndikuar edhe vendimi i Qeverisë për ta trajtuar bashkëpunimin me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) si marrëveshje ndërkombëtare e jo “memorandum bashkëpunimi me një organizatë ndërkombëtare”.

Trajtimi i këtij bashkëpunimi si marrëveshje ndërkombëtare do të thotë që marrëveshja do të duhej të kalonte në Kuvendin e Kosovës me votat e dy të tretës së deputetëve. Opozita i ka bojkotuar propozimet e tilla që Qeveria i ka sjellë në Kuvend.

“Qeveritë e kaluara, në vitin 2011, për qëllim të regjistrimit të popullsisë, bashkëpunimin me një organizatë ndërkombëtare të cilës ia transferuan miliona euro për qëllime të prokurimit e bënë me një memorandum të thjeshtë bashkëpunimi. Mënyra e tillë e bashkëpunimit e cenon shtetësinë e Kosovës. Një gjë e tillë me qeverinë tonë nuk bëhej”, tha Kurti.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika