Shtyhet për dy javë afati për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se është shtyrë për dy javë afati për lirimin e ndërtesës së kësaj komune

Ndërtesa në Mitrovicë të Veriut, FOTO:REL

Komuna e Mitrovicës së Veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sipas tij, sot inspektorati do t’ua kumtojë vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.

“Po shtyhet afati për dy javë. Sot inspektorati shkon dhe do ua kumtojë palëve informacionin që afati shtyhet për dy javë”, ka thënë Atiq.

Ndryshe, dje ishte paralajmëruar se afati për lirimin e kësaj ndërtese do të jetë e premtja e 25 gushtit, pasi komunës nuk i ishte ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Edhe Bashkimi Evropian ka dalë kundër këtij vendimi duke thënë se është në kundërshtim me përpjekjet për deeskalimin e situatës dhe uljen e tensioneve në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sot afati për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika