Ambasadori Zemaj në takim me gjeneralin e NATO-s, Ralf Peter Hammerstein: Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e aleancës

Ambasadori Astrit Zemaj, i cili përfaqëson Kosovën për marrëdhënie me NATO-n, ka takuar drejtorin e NALT-it, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein, dhe ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe dhe integrim në NATO. Ai gjithashtu ka falënderuar gjeneralin Hammerstein për mbështetjen shumëdimensionale për FSK-në

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj dhe drejtori i NALT, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me drejtorin e NALT, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein.

Zemaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se Kosova është e përkushtuar që së bashku me Aleancën Veriatlantike (NATO) t’i arrijnë objektivat për paqe dhe integrim të plotë në këtë aleancë, dhe se për këtë e ka njoftuar edhe gjeneralin Hammerstein.

“Sot isha i nderuar që në kuadër të punës se përbashkët me Divizionin për Operacione të #NATO-s, te kem një takim të shkëlqyeshëm dhe frytdhënës me Drejtorin e NALT- Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein.

NALT-i si një strukturë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e NATO-s e vendosur në Kosovë, ka një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe FSK-në, te cilëve ju jemi mirënjohës për punën e madhe, avancimet dhe mbështetjen shumë dimensionale ne fushat përkatëse për zhvillimin e metejmë të FSK-së si dhe kontributin për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka falenderuar drejtorin e NALT-it, gjeneralin Hammerstein, për angazhimin dhe përkushtimin e tij në raport me Kosovën.

“Falënderova posaçërisht gjeneralin Hammerstein për përkushtimin e tij dhe Ekipit qe ai e drejton, si dhe për bashkëpunimin tonë që e kemi këtu në NATO.

Vendi ynë është i vendosur dhe i përkushtuar qe së bashku me NATO-n, vendet Aleate dhe Partnere, te bashëkudhëtoj deri në realizimin e plotë të qëllimeve tona për të u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar për fund ambasadori Zemaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika