Halimi e LDK-së: VV-ja ka krijuar një version të tipit tiktokian të qeverisjes

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet spektaklit mund të tentojë t`i vë qytetarët në gjumë, por ata në një mëngjes të zymtë mund të zgjohen dhe të kërkojë të vërtetën. T’i thonë ndal mashtrimit

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritkuar Qeverinë Kurti, duke thënë se “ka krijuar një version të tipit tiktokian të qeverisjes” dhe po bën “propagandë për të shtrembuar realitetin”.

“Partia në pushtet në dëlir të propagandës për të shtrembëruar realitetin, ka krijuar një version të tipit tiktokian të qeverisjes. Guy Debord shkruante se spektakli është ëndrra e keqe e shoqërisë së prangosur, që nuk shpreh tekembramja gjë pos dëshirës së saj për të fjetur e spektakli është roja e këtij gjumi. Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet spektaklit mund të tentojë t’i vërë qytetarët në gjumë, por ata në një mëngjes të zymtë mund të zgjohen dhe të kërkojnë të vërtetën. T’i thonë ndal mashtrimit”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Më tutje, Halimi ka thënë se “skandalet e njëpasnjëshme” nuk po trembin qeverinë.

“Presidenti francez, Emanuel Macron, vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pasoja ekonomike për Serbinë nëse dy shtetet nuk lëvizin drejt normalizimit. Prindërit janë në ankth me konfuzitetin e shkaktuar me tekstet shkollore e koston e lartë të përditshmërisë së tyre. Në The Economist faqen e paguar me taksat e qytetarëve, deputetët e partisë në pushtet e shesin si lëvdatë të prestigjiozes londineze, për kinse ‘boom-in’ ekonomik të vendit, duke akuzuar mediat. Skandalet e njëpasnjëshme nuk e trembin qeverinë arrogante që merret me të shkuarën si zëvendësim për progresin sot. Qeveria e Kosovës mburret derisa i ka sjellë vendit ndëshkim e izolim”, ka shtuar Halimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika