Konjufca pritet ta takojë ambasadorin e ri të Kuvajtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën e 30 gushtit do të takohet me ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem.

Takimi pritet të nisë nga ora 11:00 dhe do të mbahet në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem.

Në këtë takim, presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

“Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika