Krasniqi përkujton ish-policin, Triumf Riza

Memli Krasniqi ka përkujtuar Triumf Rizën, ish-policin e njësisë speciale "ROSU", i cili u vra para 16 vjetësh, duke thënë "shok i dashur, drejtësia nuk e ka marrë epilogun e pritur"

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-policin e Njësisë Speciale “ROSU”, Triumf Riza, i cili u vra më 30 gusht të vitit 2007.

“Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se “pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend”.

“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur. Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Ndërsa, së fundi, lidhur me rastin e vrasjes së Triumf Rizës, më 16 korrik 2023 është arrestuar edhe i dyshuari Ilir Avdullahu, i cili gjendet në paraburgim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika