Reagon komuna e Gjakovës pas përfshirjes nga zjarri të Muzeut të Muzikës: Në objekt nuk ka qenë asnjë artefakt

Me anë të një njoftimi në Facebook, nga Komuna e Gjakovës kanë deklaruar se elementet me vlera historike kanë shpëtuar dhe se objekti do të rindërtohet vitin e ardhshëm

Pamje nga Muzeu i Muzikës në Gjakovë, foto e marrë nga Klan Kosova.

Asnjë artefakt muzikor nuk ishte brenda objektit të Muzeut të Muzikës në Gjakovë, kanë njoftuar nga komuna.

Me anë të një njoftimi në Facebook, nga komuna e Gjakovës kanë deklaruar se elementet me vlera historike kanë shpëtuar dhe se objekti do të rindërtohet vitin e ardhshëm.

“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit. Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar. Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të rindërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Këtë të mërkurë, Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh, sipas  njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Për portalin Dukagjini, ai ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe prokurori është njoftuar për ngjarjen.

Për momentin, sipas tij, hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka indicie ose dyshime mbi shkaqet e zjarrit.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje. Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit.”, ka thënë për portalin Dukagjini, Graishta.

Ai ka shtuar se Policia është duke pritur raportin e ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika