Vizita nëpër komuna, presidentja Osmani sot viziton Rahovecin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në vazhdën e vizitave në komunat e Kosovës, të premten e 18 gushtit do të jetë për vizitë në Rahovec

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, të premten e 1 shtatorit do ta vizitojë komunën e Rahovecit.

Në orën 11:00, e para e vendit do të pritet në takim nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Ndryshe, më 18 gusht, presidentja vizitoi komunën e Klinës.

Në kuadër të kësaj vizite, ajo është takuar me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe me biznese e OJQ.

Ajo u prit në takim nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin diskutuan mbi sfidat me të cilat po përballet komuna, si dhe projekte të ndryshme në përfitim të qytetarëve të saj.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika