BQK: Deri në qershor mërgimtarët dërguan në Kosovë 635.1 milionë euro, 14 % më shumë se vitin e kaluar

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, ku figuron se vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë

Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, ku figuron se vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë euro.

Sipas BQK-së, kjo paraqet një rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vitin e kaluar kjo shumë ishte 555.4 milionë euro.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 

 

Sipas BQK-së, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro). Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve gjatë qershorit kanë arritur vlerën 58.9 milionë euro, prej të cilave 46 për qind janë shpenzime në Shqipëri.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës.

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në raport.

 

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika