AAK organizon tryezë diskutimi, flitet për situatën në arsim

Diskutimi pritet të zë vend nga ora 11:00 në njërën ndër sallat në Kuvendin e Kosovës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) do të organizojë një tryezë diskutimi në të cilën do të flitet për situatën në arsim.

Ky diskutim pritet të zërë vend nga ora 11:00 në njërën ndër sallat në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se javën e kaluar, vendimi i MASHTI-t për t’i mbuluar shpenzimet e teksteve shkollore për nxënësit e klasave të para deri në të pestën, solli bashkë opozitën politike në Kosovë.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës dhe kanë kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët dhe dështimet në sektorin e arsimit.

3 ditë pas fillimit të procesit mësimor, MASHTI ka njoftuar se deri më 1 shator për subvencionim me tekste shkollore kanë pranuar gjithsej 133.500 aplikime.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika