Vrasje në tentativë në Gjilan: Një person sulmohet me thikë pas zënkës

Një person të enjten ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht më thikë, pas një zënke me një person të panjohur

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Në Gjilan rreth orës 02:40 të mëngjesit, një mashkull kosovar është sulmuar me thikë pas një zënke me një person të panjohur.

Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ndodhi pasi viktima dhe personi i dyshuar u përfshinë në një debat që kulmoi me sulmin e rëndë.

Autoritetet policore janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë reaguar menjëherë, ndërsa rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”.

Viktima është transportuar në një qendër mjekësore, ku po merr tretman mjekësor.

“Tretman mjekësor ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të panjohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë e hetuesisë janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personit të dyshuar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika