Vrasje në tentativë në Gjilan: Një person sulmohet me thikë pas zënkës

Një person të enjten ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht më thikë, pas një zënke me një person të panjohur

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Në Gjilan rreth orës 02:40 të mëngjesit, një mashkull kosovar është sulmuar me thikë pas një zënke me një person të panjohur.

Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ndodhi pasi viktima dhe personi i dyshuar u përfshinë në një debat që kulmoi me sulmin e rëndë.

Autoritetet policore janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë reaguar menjëherë, ndërsa rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”.

Viktima është transportuar në një qendër mjekësore, ku po merr tretman mjekësor.

Tretman mjekësor ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të panjohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë e hetuesisë janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personit të dyshuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika