Messi shpëton Argjentinën me fitoren e parë për kualifikimet e Botërorit 2026

Argjentina e filloi fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një fillim fitues falë një tjetër gjuajtje të lirë të Lionel Messit

Lionel Messi shënoi golin e tij të 104-të për Argjentinën në fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit.

Lionel Messi, kapiteni legjendar i Argjentinës, shkëlqeu përsëri në skenën ndërkombëtare, duke shpëtuar skuadrën e tij në një moment delikat në kualifikimet e Kupës së Botës të Amerikës së Jugut.

Në një raund të hapur të kualifikimeve, Argentina mundi Ekuadorin 1-0 dhe heroi i natës nuk mund të ishte tjetër veç Messi.

Messi shënoi golin vendimtar me një gjuajtje të lirë të mprehtë, duke treguar sërish se është një mjeshtër i veçantë i fushës së futbollit.

Me këtë gol të madh, Messi arriti në 104 gola në 176 ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë 29 gola në kualifikimet e Kupës së Botës.

Messi e ndau momentin e madh me një postim në rrjetet sociale, duke shkruar: “Një triumf shumë i vlefshëm për të nisur këtë rrugë të re! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj edhe një herë!!! #VamosArgentina”

Por, emocionet nuk mbarojnë këtu për Messin.

Superylli i Inter Miamit është shpallur favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë të vitit 2023, duke shkuar përballë konkurrentëve të tjerë të fuqishëm si Erling Haaland i Manchester Cityt.

Edhe pse norvegjezi ka fituar Kupën e Botës 2022 në Katar dhe shpërblehet për trefishin me skuadrën e tij, fushata e shkëlqyer e Messit me Argjentinën ka të ngjarë ta ndihmojë atë të fitojë këtë trofe.

Tani, ish-legjenda e FC Barcelona do të përfshihet në një ndeshje tjetër të rëndësishme me Argjentinën, ku ata do të ballafaqohen me Bolivinë në ndeshjen e tyre të dytë kualifikuese për Kupën e Botës më 12 shtator.

Messi vazhdon të udhëheqë skuadrën e tij drejt objektivit të madh: Kupës së Botës,dhe tifozët janë të bindur se ai ende ka shumë për t’u dhënë në këtë rrugëtim emocionues.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika