Liderët e Ballkanit takohen në Shkup, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brione

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, këtë të hënë do të jetë nikoqir i Samitit të Krerëve të Shtetit në Procesin e Brdo-Brionit, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fokusi kryesor i këtij samiti është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i rajonit në BE.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

“Temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në margjinat e Brdo-Brionit, presidentja Osmani mbrëmë është pritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“E falënderoj presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,  që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni”, ka shkruar në Twitter presidentja e Kosovës.

Më tej, ajo ka treguar se çfarë do të diskutojë me Pendarovskin, që sipas saj, është rruga euroatlantike.

“Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe të ecim përpara në rrugën e tij euro-atlantike”, ka thënë Osmani.

Takimi i Brdo-Brione është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku sipas njoftimit të Presidencës, fokusi kryesor i takimit është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Procesi i Brdo-Brione është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani krahas presidentit  Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika