Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të avionëve luftarakë Gripen për Ukrainën

Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të avionëve luftarakë Gripen për Ukrainën, për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë trupat ruse, raportoi radioja publike suedeze (SR).

Qeveria dëshiron të dijë, në mes të tjerash, se si do të ndikonte dorëzimi i këtyre avionëve në kapacitetet mbrojtëse të Suedisë dhe sa shpejt mundet Suedia të posedojë avionë Gripen të rinj, raportoi SR.

Ekzekutivi suedez ka të ngjarë që zyrtarisht të pyesë forcat e armatosura të enjten që zyrtarisht ta shqyrtojë këtë çështje, tha SR, duke cituar burime anonime.

Ministria e Mbrojtjes së Suedisë nuk ka komentuar menjëherë këto raportime.

Holanda dhe Danimarka po shtyjnë përpara procesin e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, në mënyrë që Kievi t’i kundërvihet superioritetit ajror të Rusisë.

Sipas SR-së, Ukraina shpreson të pranojë një divizion të avionëve Gripen, që janë të prodhura nga kompania suedeze Saab, apo 16-18 avionë.

Suedia këtë vit tha se synon që të mundësojë që pilotët ukrainas të testojnë avionët Gripen, por Qeveria tha po ashtu se ka nevojë për të gjithë avionët që ka për të mbrojtur territorin suedez./REL

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika