16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 576 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK)

Qendra e COVID-19, Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 16 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 576 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 35 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 263.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 98 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 902 mijë e 780 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 691.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 435.

Janë një milion e 828 mijë e 87 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 16 maj, në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.

Statistikat e Covid-19 në Kosovë, 18 maj 2022

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika