Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së Gucatit dhe Haradinajt

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), më 18 shtator ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatëset Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse) dhe Kristinë van den Vajngart dhe nga gjykatësi Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Gucati dhe nga Haradinaj në bazë të nenit 48(6), (7) dhe (8) të Ligjit”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se në vendim, Paneli fillimisht refuzoi kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatoi të pathemeltë.

Po ashtu, thuhet se u refuzua gjithashtu edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër (Dritan Goxhaj) të përfshihet si palë e tretë në këtë proces.

Sipas Panelit, Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se ”Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vetë”.

Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), Paneli ka rrëzuar ato, duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e trupit gjykues dhe e Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme.

Ndryshe, ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika