Themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar themelimin e Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar themelimin e Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore.

Ky komision do të drejtohet nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ndërsa nënkryetare do të jetë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 75 deputetë, ku 69 prej tyre kanë qenë për dhe 6 abstenim.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka votuar kundër, ndërsa gjashtë të tjerë kanë abstenuar, ndër ta Dimal Basha, Mirsad Shkreta e Vendelis Lahu.

Ndryshe, propozimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore e kanë propozuar 41 deputetë nga opozita.

Drejtues i këtij Komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij Komisioni.

Pesë deputetët nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Metaj-Isufi, Halil Thaçi dhe Salih Zypa.

Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë dy deputetët Rashit Qalaj dhe Ferat Shala, ndërsa nga  LDK-ja do të jenë Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërsa, AAK-ja do të jetë Palë Lekaj. Kurse nga Grupi multietnik do të jetë Erxhan Galushi.

Puna e Komisionit do të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika