Arifi: Kurti nuk dëshiron përfshirje të amerikanëve në dialog

Avni Arifi ish-udhëheqës I negociatave Kosovë-Serbi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron përfshirje të amerikanëve në dialogun me Serbinë

Avni Arifi ish-udhëheqës i negociatave Kosovë-Serbi

Avni Arifi, ish-udhëheqës i negociatave Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk është interesuar që ShBA-të të kenë rol më përfshirës në dialogun Kosovë – Serbi.

Ai, në emisionin “Five”, theksoi se megjithëkëtë, ShBA-të janë përfshirë në dialog si asnjëherë më parë.

Arifi e kritikoi Kurtin duke thënë se i ka shkelur rregullat protokollare kur ka dhënë detaje të panevojshme, sipas tij, nga dialogu në Bruksel.

“Ka kaluar limitet e dipomacisë së butë, është përtej limiteve, nuk është e zakonshme, e shpreh edhe ai njëfarë mllefi diplomatik. Hidhërimin më të madh e kanë se Kurti i ka shkelur rregullat kryesore të takimeve, që është konfidencialiteti, në takime të nivelit të tillë është rregull që cka diskutohet brenda pa qenë në koordinim nuk publikohet, kurse Kurti ka dalë dhe ka treguar krejt cka ka ndodhur brenda… Kurti nuk po do, nuk ka kërkuar, nuk ka dashur që amerikanët të kenë rol udhëheqës”, ka thënë ai.

“Gjitha qeveritë përpara kanë dashur që gjithmonë që nëse jo udhëheqës, atëherë rol krucial të kenë amerikanët. Megjithatë, në projektin franko-gjerman, roli amerikanëve është më i lartë sesa në vitet e mëparshme, e kanë bërë të qartë se janë pjesë e projektit”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika