Ballkani pëson humbje nga Plzeni

Skuadra çeke, Viktoria Plzen ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1:0 në takimin e së enjtes mbrëma, të zhvilluar në “Doosan Arena” në Plzen

Ndeshja mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit ka përfunduar me një gol të vetëm që i dhuroi fitoren skuadrës çeke.

Goli erdhi në minutën e 73-të të takimit, i shënuar nga Lukas Kalvach që siguroi fitoren 1:0 për Viktoria Plzen.

Edhe pse ishte një ndeshje me raste të pakta për shënimin e golave, Plzen arriti të marrë pikët e plota dhe të gëzohet me një fillim të suksesshëm në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani ka bërë një paraqitje të denjë, por nuk ka mundur të gjejë rrugën drejt rrjetës së kundërshtarit.

Në pjesën e parë të takimit, të dyja skuadrat  kishin një paraqitje të denjë, por pa arritur të shënojnë gola.

Ballkani vjen nga pesë ndeshje, ku ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Çekët, që luajtën me Dritën dhe e eliminuan vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, vazhduan serinë e tyre pozitive prej pesë fitoresh radhazi.

Trajneri Ilir Daja kishte vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Enea Koliçi në portë, ndërsa në mbrojtje ishin Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Gentrit Halili dhe Lorenc Trashi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika