Osmani takohet me kryeministrin e Grenadës, afirmohen marrëdhëniet e mira diplomatike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchel. Presidentja Osmani ka thënë se ky takim afirmon marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenadës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri i Grenadës, Dickon Mitchel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchel në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka përgëzuar kryeministrin Mitchell për reformat në shtetin e tij dhe ka theksuar se të dy shtetet kanë mundësi t’i shkëmbejnë përvojat në këtë fushë.

“Presidentja Osmani theksoi, gjithashtu se ky takim afirmon marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenadës dhe në këtë kontest ka shtruar nevojën e mbështetjes për Kosovën në përpjekje për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca.

Osmani dhe Mitchel kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit dhe të bashkëpunimit për t’i adresuar sfidat e përbashkëta në skenën globale.

Në takim, ndër të tjera është diskutuar edhe për bashkëpunimin bilateral në fushat e interesit të dyanshëm.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika