Në vitin 2022 shteti pagoi 251 mijë euro për të dënuarit padrejtësisht

Vetëm në vitin 2022, me vendim të gjykatave në Kosovë, Këshilli Gjyqësor kompensoi 104 persona për ditët e kaluara në burgim pa arsye. Kështu, shteti pagoi 251 mijë euro personat që u mbajtën në paraburgim e u arrestuan padrejtësisht

251 mijë euro është vlera totale e kompensimeve, që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ua ka bërë personave të dënuar ose arrestuar pa arsye përgjatë vitit 2022.

Shuma më e lartë e paguar për një rast, është 18 mijë euro.

KGJK e pagoi këtë shumë, pasi i akuzuari i kishte kaluar mbi tre vite në paraburgim.

Për avokatët, shuma si këto, janë të padrejta.

“Absolutisht kjo nuk është as kompensim, aq më tepër satisfaksion. Kjo ka të bëjë vetëm me dëmin material, e të mos flasim dëmin jo material, imazhi, frika, e të tjera që mund të shfaqen te i pandehuri. Dhe ne kemi raste që kemi parë në praktikë që kohëzgjatja e paraburgimeve është jashtë standardeve ligjore”, ka thënë Florim Shefqeti – Avokat.

Në të ardhmen, avokati Florim Shefqeti thotë se përveç paraburgimit e arrestit shtëpiak, duhet të shtohen edhe kategori të reja për kompensim.

“Ne kemi kërkuar që edhe në rastin e deponimit të dorëzanisë, lajmërimit në stacion policor ose mbajtjes së dokumenteve të udhëtimit, të përcaktohet kompensim për shkak se secila prej tyre krijon pasojë tek i pandehuri. Bie fjala një pronë e cila mund të qëndroj në dorëzani me vite të caktuara, apo një dorëzim i dokumentacioneve personale që e pamundëson udhëtimin për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Florim Shefqeti – Avokat.

Me mënyrën se si kompensohen personat që qëndrojnë në paraburgim pa arsye, nuk pajtohet as ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

“Ne kemi pas reaguar duke theksuar që është një proces goxha i komplikuar ligjor për kompensimin dhe mbi të gjitha është i gabuar sepse ka përcaktuar kufinj linear për të gjithë personat që konsiderohet që kanë mbajtur burgim të paligjshëm, edhe që në mënyrë lineare pastaj kompensohen”, ka theksuar Hilmi Jashari – Ish-avokat i Popullit.

Jashari thekson se duhet të përcillen standardet ndërkombëtare, duke theksuar një rast të cilin e ka shqyrtuar Gjykata Evropiane.

“E kanë shqyrtuar pikërisht kompensimin që ua ka bërë shteti rus dy palëve, njëri ka qëndruar diku një vit e gjysmë në burg, ndërsa tjetri katër muaj e diçka. Edhe kompensimi ka qenë diku shtatë ose tetë euro për njërin prej tyre, ndërsa në tjetrin ka qenë më ulët se kjo vlerë dhe Gjykata e ka theksuar në mënyrë eksplicite që është kompensim i papërfillshëm dhe minimal dhe që është i padrejtë me kërkesat e Konventës Evropiane”, ka përfunduar Hilmi Jashari – Ish-avokat i Popullit.

Për shkak të pakënaqësive me vlerën e caktuar, vitin e kaluar 23 persona refuzuan kompensimin nga Gjykata.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika