Abdixhiku për vrasjen e policit në veri: Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Zveçanit

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, sot në orët e para të mëngjesit.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit.

Ai ka kërkuar nha institucionet e rendit e drejtësisë “tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, duke shtuar se “ë këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika