Deklaratë hipokrite e Vuçiq, thotë se Serbia ka shpallur ditë zie edhe për policin e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia shpalli ditë zie edhe për policin e Kosovës të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

I zënë ngushtë nga shumë kritika që morri Serbia, pasi shpalli ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë të mbushur me hipokrizi e ironi.

Ai për mediumin serb RTS, ka thënë se është shpallë ditë zie edhe për serbët e vrarë por edhe për policin Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht në detyrë, pikërisht duke u përballur me terroristët serbë.

“Serbia shpalli ditë zie edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë. Për mua serbët e vrarë nuk do të jenë kurrë terroristë, për mua nuk ka justifikim as vrasja e një polici”, ka thënë Vuçiq.

Të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, një formacion terrorist serbë të armatosur kanë sulmuar dhe vrarë policin Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur tre të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri.

Policia e Kosovës iu përgjigj, duke vrarë tre sulmues dhe arrestuar tetë të tjerë.

Liderët shtetëror të Kosovës, e kanë akuzuar shtetin e Serbisë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika