“Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, vendet e QUINT-it në OSBE me deklaratë përbashkët për sulmin në veri

"Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për një vdekje kaq tragjike në krye të detyrës. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent"

Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carptner, ka lëshuar një deklaratë të përbashkët në emër të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuara.

Përmes kësaj deklarate ata kanë dënuar sulmet e grupit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhën në Banjskë të Zvecanit.

Gjithashtu në këtë deklaratë, thuhet se autorët e kij sulmi duhet të sillen para drejtësisë.

“Po e bëj këtë deklaratë të përbashkët në emër të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe në cilësinë time kombëtare.

Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për një vdekje kaq tragjike në krye të detyrës. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

Ne vlerësojmë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë për të garantuar sigurinë e civilëve dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër. Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika