Prokuroria tregon se çfarë u konfiskua në disa prona të Radojçiqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin e Policisë së Kosovës në veri, ku pati bastisje në pesë lokacione, shumica prona të kriminelit Milan Radojçiq.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në  fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve  M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet”, thuhet në njoftim.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • 2 Automjete Mercedes
  • Argjend 4.84 Kg
  • 2 Motor 4X4
  • 1 Barkë-Anije
  • 7 DVR
  • 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
  • 3 Thika
  • 2 Rutera
  • 2 Çelësa të veturave
  • 5 Gëzhoja
  • 1 Dronë
  • 5 USB
  • 1 Kamera GoPro- SSD
  • 1 Video kamerë me kartelë
  • 1 Shënjestër optike
  • 1 Spray
  • 7 telefona celularë

Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika