AAK-ja siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit në 129€

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti ka thënë se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro

EO

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro.

Ai theksoi se rritja e koeficientit i prek edhe policët që janë në kushte të këqija.

Tahiri ka paralajmëruar se kjo parti, të martën, do të organizojë edhe një debat me ekspertë për sulmin në veri, raporton EO.

“Efektet e situatës së veriut po e prekin edhe situatën e përgjithshme, prandaj nesër do të kemi diskutim me ekspertë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë proces. Do të duhet një angazhim më serioz që të dihet se çka ka ndodhur të dielën”.

“AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Kjo do të prek edhe rritjen e pagave të policëve të Kosovës që tani të kalojmë prej fjalëve në veprave dhe besoj që do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve të pozitës”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika