Shtuni: Situata në Banjskë është tendencë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, ka thënë se situata në Banjskë të Zveçanit është tendencë për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe Kosovën. Sipas tij, kjo është e pamundur që të mos ketë efekt edhe në rajon

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se situata në Banjskë të Zveçanit është tendencë për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe Kosovën.

Shtuni ka thënë se kjo është e pamundur që të mos ketë efekt edhe në rajon.

Për mesazhin e ShBA-ve ndaj Serbisë, Shtuni ka thënë se ishte i mjaft i qartë, “poashtu trupat e Britanisë të cilët janë shtesë që po i bashkohen KFOR-it është një mesazh tjetër që nuk do të tolerohet asnjë inkursion apo destabilizim që mund të vijë nga Serbia”.

Shtuni ka shtuar se shpreson që Bashkimi Evropian të ketë një qasje me një vendosmëri më të qartë dhe të komunikohet njësoj siç është komunikuar Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika