Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit në katër projekte

Komuna e Lipjanit ka filluar projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, të parkut qendror të qytetit, ndërtimin e nënkalimit dhe integrimin e sheshit. Ky është një ndër projektet më të mëdha të komunës së Lipjanit, i cili kap vlerën e mbi 6 milionë eurove

Pamje nga EO

Komuna e Lipjanit ka filluar të mërkurën projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, ndërtimin e nënkalimit dhe integrimin e sheshit.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, tha se ky është një ndër projektet më të mëdha të komunës së Lipjanit, i cili kap vlerën e mbi 6 milionë eurove, raporton EO.

Ahmeti tha se ky projekt përfshin katër projekte të integruara në një projekt, sipas tij, kjo do të mundësojë zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.

Ahmeti ka sqaruar se projekti do të zgjasë rreth tri vjet.

“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do t’ia ndërrojë pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt”.

“E ka një vlerë rreth 6 milionë e 100 mijë euro tërësisht dhe është projekt trevjeçar. Fillimisht do të punohet nënkalimi për të zgjidhur problemin e trafikut në këtë rrugë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, e pastaj do të integrohet sheshi”.

“E më pastaj do të kthehemi në parkingun nëntokësor edhe në parkun qendror të qytetit. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, projekt më i madh do të thosha i Lipjanit, i cili do të zgjidhë njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjnë me parking, me park dhe integrimin e sheshit në vazhdim”, tha ai.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika