Shefi i BE-së thirrje qytetarëve: Heqja e vizave veç për turizëm, jo për punë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pas 1 janarit 2024 kur edhe do të ndodh liberalizimi i vizave të respektojnë rregullat

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për respektim të rregullave pas një janarit kur do të mund të lëvizin lirshëm pa viza.

Ai bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë Joern Rohde, të Francës Oliver Guerot dhe të Italisë, Antonello De Riu kanë marrë pjesë në fillimin e fushatën informuese për liberalizimin e vizave.

Szunyog më tej ka shtuar se kosovarët mund të shtojnë Evropën, të vizitojnë familjarët e tyre, por që nuk kanë të drejtë të punojnë e qëndrojnë gjatë në vendet evropiane.

“Liberalizimi i vizave do të bëhet me 1 janar të vitit të ardhshëm. Kosovarët do të mund të udhëtojnë në Evropë për të parë bukuritë e saj, qytetet evropiane dhe familjarët e tyre”, shkruan EO.

Sipas tij, është e rëndësishme mbajtja e kampanjës që njerëzve t’iu shpjegohet se çfarë është liberalizimi i vizave.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë që ka rregulla. Rregullat duhet të ndiqen. Të gjithë duhet ta kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë liberalizim i vizave për turistë. Nuk është për qëndrime të gjata, nuk është për punë, as studentë”, tha ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika