Dhjetë të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës në veri

Dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimet për kontrabandim me mallra në veri të Kosovës, pas 22 bastisjeve të zhvilluara në katër komuna.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka theksuar se nëntë lokacione janë bastisur në Mitrovicën e Veriut, pesë në Zubin Potok, pesë në Zveçan dhe tri në Leposaviq.

Ndërkaq, gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi, janë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë.

Aksioni kundër kontrabandës në veri, AKI-ja e përfshirë në hetime: Sekuestrohen mbi 22 automjete e mallra mbi 200 mijë euro

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika