Osmani takon Rutten dhe thekson domosdoshmërinë e llogarisë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të rëndësishme me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe liderë të tjerë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Gjatë këtyre takimeve, Osmani ka theksuar nevojën e kërkesës për llogari ndaj Serbisë për agresionin e saj në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, me të cilin folën për situatën e sigurisë në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.

Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për agresionin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, e para e shtetit, përveç Ruttes, u ka kërkuar edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit britanik, Rishi Sunak, e liderëve të tjerë evropianë që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Kosovës.

Osmani ka refuzuar që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përpara se të vendosen sanksione ndaj shtetit serb.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika