Osmani në takim me Borrellin: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për agresionin kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me përfaqesuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për agresionin kundër Kosovës

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin e saj me përfaqesuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se në këtë takim është diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës, më 24 shtator.

“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e qartë të nenit 3 të agrmt të BE-së. e 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.

Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Ndërsa nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist serb.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika