ShBA-të dënojnë sulmet e Hamasit në Izrael: Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin

"Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin"

Një raketë e lëshuar nga Gaza, në jug të Izraelit godet Ashkelonin, 7 tetor 2023 (Edi Israel/Flash90)

Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar sulmet e grupit islamik palestinez Hamsa ndaj shtetit të Izraelit. Nga këto sulme u vranë të paktën 40 persona dhe duke plagosën qindra të tjerë.

Përmes një deklarate për media DASh-i potencoi se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme. Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, thuhet në deklaratë.

Gjiashtu, edhe Sekretari amerikan, Antony Blinken, i ka dënuar fuqishëm këto sulme.

Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan, Antony Blinken, i ka dënuar fuqishëm këto sulme.

“Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”. 

Ndërkaq, këtyre sulmeve autoritetet izraelite u janë përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në objektiva në Gaza, duke vrarë 198 palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është “në luftë” dhe u zotua se Hamasi, sundimtarët e Gazës, “do të paguajnë një çmim që nuk e ka ditur kurrë”.

“Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, ka thënë ai në një video adresim

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika