Gërvalla për Jevtiqin: Nga pesë vizita në Kosovë, katër herë ka kaluar kufirin në shoqëri të djalit të Vuçiqit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Milorad Jevtiq në katër nga pesë vizitat e tij në Kosovë, e ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pas njoftimit se Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist, ka thënë se ai në katër nga pesë vizitat e tij në Kosovë, e ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në platformën “X”, u shpreh se Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb.

“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtić është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, shkroi ajo.

Siç thotë ministrja Gërvalla, kjo siguron dëshmi të mëtejshme të aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës dhe përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Vetëm veprimet vendimtare kundër regjimit të Vuçiqit do të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika