Hoti nga IKShPK: Vaksinimi mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shprehur rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e sëmundjeve infektive. Ai bëri një vlerësim të situatës së vaksinimit në Kosovë, duke përmendur fillimin e programit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe aplikimin e tre llojeve të reja të vaksinave në vend

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit.

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka deklaruar se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me vaksinimin dhe tri llojet e reja të vaksinave që do të aplikohen në Kosovë.

Po ashtu, sipas tij, vaksinimi është kundërpërgjigjja më e mirë për t’i zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.

“Sot, në Kosovë ka filluar programi i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe janë shpërndarë në 176 njësi të vaksinimit anekënd vendit, dhe qysh sot ato që konsiderohen si grupe me rrezik faktikisht kanë mundur ta marrin vaksinën dhe informacionet e para janë që vaksinimi ka filluar mbarë”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka theksuar se “vaksinimi këtë vit ka filluar një muaj më herët se viti i kaluar dhe është momenti i duhur që të gjithë ata që vaksinohen të kenë kohën e mjaftueshme që organizmi i tyre ta zhvillojë imunitetin dhe në kohën kur priten edhe rastet me grip, ata faktikisht ta kenë imunitetin e konsoliduar dhe të mbrohen sa më mirë nga gripi sezonal”.

Sipas tij, grupet që janë prioritare për vaksinim janë; personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinat e reja që do të aplikohen do të jenë vaksina kundër Human Papilloma Virusit (fëmijët prej moshës 9 deri 13 vjeç), e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës, vaksina kundër Pneumokokut (fëmijët në muajin e 2, 4 dhe të 12) që parandalon infeksionet dhe vaksina kundër Rotavirusit (fëmijët prej moshës 2 deri në 4 muaj) që parandalon infeksionet virale që janë më karakteristike te fëmijët e vegjël, të cilat do të jenë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë”, vijon ai.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se disa vaksina jepen përmes programeve shkollore në institucionet shkollore.

“Sa i përket vaksinimit kundër Covid-19, ne pas një periudhe intensive të vaksinimit që kemi bërë mund të themi me mburrje që jemi shteti i parë në rajon që ka arritur shkallën më të lartë të vaksinimit me dy doza, duke lënë prapa të gjitha shtetet që kemi përreth, ndërsa shteti i cili ka pasur rezistencë apo hezitim që të vaksinohet është Bosnja e Hercegovina”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika