Kelmendi: Populli palestinez është i pushtuar siç ishte Kosova nga Serbia

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka thënë se populli palestinez është i pushtuar nga Izraeli njësoj siç ishte Kosova nga Serbia

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se populli palestinez është i pushtuar nga Izraeli njësoj siç ishte Kosova nga Serbia.

Kelmendi ka thënë se kjo situatë është e njëjtë.

“Një popullatë e cila është 80 vjet e shtypur, e vrarë njësoj siç ishte populli i Kosovës në raport me Serbinë, e kemi situatën e njëjtë. Ne kemi qenë në vendin tonë të okupuar, të pushtuar, të terrorizuar dhe revolta jonë ndaj Serbisë ka qenë e arsyeshme dhe në këtë rast revolta e popullit palestinez në tokat e tyre, përballë Izraelit është normale sepse po luftojnë për lirinë e vet”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi më herët në studio për zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka thënë se paraqesin një vazhdimësi të rezistencës së popullit palestinez, pothuajse 80 vjeçare.

Lexo dhe: Kelmendi: Kemi rezistencë 80 vjeçare të palestinezëve

Kelmendi ka thënë se për 80 vite regjimi i Izraelit ka terrorizuar e persekutuar popullatën palestineze civile.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika