Osmani takohet me kryeministrin kroat, e falënderon për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe kanë diskutuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Presidentja Osmani dhe kryeministri Plenković

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Kroaci.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se më 24 shtator në Banjskë, Serbia ka kryer sulm terrorist dhe akt agresioni ndaj Kosovës, me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës dhe destabilizimit të tërë rajonit, duke potencuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se në mënyrë që paqja të jetë e mundur në rajon, Serbia duhet t’i tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën, ngase përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin. Për më tepër, ajo ka diskutuar me kryeministrin kroat edhe për provat e mbledhura nga policia e Kosovës që e lidhin drejtpërdrejt Serbinë me këtë sulm, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë me aleatët tanë në mënyrë që të parandalohet agjenda destabilizuese e Serbisë”, ka njoftuar Presidenca.

Pamje nga takimi

Osmani ka falënderuar kryeministrin Plenković për kontributin e ushtarëve kroatë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe bashkëpunimin bilateral ne fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Kroacisë teksa kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë.

Më tutje, presidentja ka theksuar se Kosova ka prioritet shtetëror anëtarësimin në NATO, ndërkaq ka potencuar edhe rëndësinë e avancimit me anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës e në Bashkimin Evropian, si dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika