Shtyhet ndeshja Kosovë–Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë ndeshja e futbollit Kosovë- Izrael, e planifikuar të zhvillohet më 15 tetor 2023 në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë ndeshja e futbollit Kosovë- Izrael, e planifikuar të zhvillohet më 15 tetor 2023 në Prishtinë.

“Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar sot se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shtyrë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas FFK-së, deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, e si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit.

FFK-ja ka thënë se UEFA me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshjeje.

Në përpalljen e luajtur në Tel Aviv, më 25 mars, në kuadër të Grupit I të eliminatorëve për Euro 2024, kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 me Izraelin.

Ndërkaq, sonte po në kuadër të elementareve për evropianin e ardhshëm, Kosova do të përballet më Andorën, takim i cili fillon nga ora 20:45 në Andorë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika