Kryeministri Kurti takohet joformalisht me Escobarin

Kryeministri Albin Kurti është takuar të shtunën, joformalisht, me Gabriel Escobarin, të Dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti është takuar të shtunën, joformalisht, me Gabriel Escobarin, të Dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Në pritjen e organizuar nga organizata American Councils për kryeministrin kosovar në Washington D.C., ishte i ftuar edhe Escobar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Kurti është në përfundim të qëndrimit të tij në Washtington D.C, dhe se aty është pritur nga American Councils dhe musafirët e tjerë të ftuar.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin e American Councils në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale, si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

“Ai tha se programe të tilla, ku studentët tanë shkollohen në universitete amerikane, për t’u kthyer pastaj për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë”, vijon njoftimi.

Më 19 maj, Escobar ishte takuar në Washington me Miroslav Lajçak, të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu më 11 maj, ai ishte takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika