Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Kanadasë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorja e re jorezidente e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të mërkurën në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Osmani e ka uruar ambasadoren për detyrën dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Ndërkaq, ambasadorja Blitt ka shtuar se nga ana e saj do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët për të dy shtetet, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.

Në këtë takim, siç thuhet nga Zyra e Presidencës, është konfirmuar gatishmëria për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, si dhe angazhimi i përbashkët i avancimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja e ka njoftuar ambasadoren Blitt edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, me ç’rast potencoi rëndësinë e madhe të vazhdimit të bashkëpunimit me aleatë, si dhe nevojën për të vënë autorët e aktit të agresionit të 24 shtatorit  para përgjegjësisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika