Kryeministri Kurti premton reforma në sistemin e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar një shtet të së drejtës përmes reformave në sistemin e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Drejtësi në gjykatore. Drejtësi për viktimat. Drejtësi në trajtim. I tillë duhet të jetë shteti i së drejtës. Të tillë do ta bëjmë me reformat e ndërmarra”.

Këshu ka premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një shkrim të tijin në lidhje me reformat në sistemin e drejtësisë.

Kurti foli edhe për Vettingun draftin e të cilit është duke e shqyrtuar Gjykata Kushtetuese.

“Deri më tani kemi finalizuar amendamentet Kushtetuese dhe draftin e parë të Projektligjit për Vetingun. Tashmë po bëhen 8 muaj që Gjykata i ka në shqyrtim. E deri sa të mundësohet Vetingu nga një verdikt i Gjykatës Kushtetuese, puna për drejtësi ka vazhduar”, tha ai.

Kryeministri po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është duke e themeluar Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë

“Po themelojmë Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, për herë të parë nëpërmjet ligjit, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999”, tha ai.

Ai foli edhe për masat që janë marrë në parandalimin e dhunës në familje dhe atë në baza gjinore.

“Dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të mbetet brengë shoqërore dhe institucionale. Për të adresuar atë kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026, krahas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Ligjit për Ndihmë Juridike Falas dhe mbi 10 akte tjera normative. Kurse strehimoret që kujdesen për viktimat e dhunës në familje dhe organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë dhe avokojnë për të drejtat e njeriut, i mbështetëm me 1.6 milionë euro gjatë këtij viti”, tha Kurti.

Kurti po ashtu pati kritika edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, ku tha se e ka vonuar byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Zotim programor ka qenë dhe mbetet konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar. Për këtë qëllim përgatitëm dhe miratuam Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Po të mos ishte për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kontestimin e ligjit nga ana e saj në Gjykatën Kushtetuese, tani do të ishim në proces e sipër të kompletimit të stafit të Byrosë, e cila punën do ta fillonte para fundit të vitit. Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot”, tha ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika