Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarit të KFOR-it mbrëmë në një aksident në Leshan të Pejës.

Maqedonci u ka shprehur ngushëllime familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre.

“Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ndryshe, Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka konfirmuar mbrëmë se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.

KFOR-i ka njoftuar se fillimisht ushtari në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.

Lexo dhe: Vdes ushtari i KFOR-it në aksidentin në Leshan të Pejës

“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika