Tahiri kritikon qeverinë: Ju bojkotoni seancat ndërsa qytetarët me këto paga nuk mund as të mbijetojnë

"Me këto paga që marrin shërbyesit civilë nuk kanë mundësi të hajnë shujtë peshk e pulë siç thoshte Kurti në vitin 2018, ndërsa tashmë me me pagën e vitit 2023 qytetari me këtë pagë as nuk mund të mbijetojë", ka thënë Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kritikuar partinë në pushtet se po bojkoton seancat duke i dëmtuar kështu qytetarët.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga AAK-ja që po diskutohet për koeficientin e pagave ka thënë se pagat e tanishme janë të pamjaftueshme si për mjekun, mësuesin, zjarrfikësin, e kategoritë e tjera.

Sipas tij, me këtë pagë qytetari as nuk mund të mbijetojë.

“Me këto paga që marrin shërbyesit civilë nuk kanë mundësi të hajnë shujtë peshk e pulë siç thoshte Kurti në vitin 2018, ndërsa tashmë me me pagën e vitit 2023 qytetari me këtë pagë as nuk mund të mbijetojë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë tutje “se si pasojë e këtyre pagave” qytetarët po detyrohen të lëshojnë vendin.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të nxjerrë vendin nga sanksionet e jo të lëshojnë seancat.

“Ne duhet të kemi një qeveri e cila e nxjerr vendin nga sanksionet, që nuk e lëshojnë seancën, e lëshojnë për paga, për polici, për minatorë. Është gabim që t’u votohen marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetin sepse vetëm do e varfërojnë vendin”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika