“Në mbështetje të popullit palestinez”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për marsh të shtunën

Foto nga arkivi

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për një marsh të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” duke thënë se qëllimi është si shenjë solidarizimi me “popullin palestinez dhe kundër luftës gjenocidale që po e kryen shteti i Izraelit”.

Përmes një eventi në Facebook, kjo organizatë ka thënë se “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe çdo civil të pafajshëm izraelit”.

Tutje thuhet se “ndonëse kundërshtojmë politikat dhe krimet e Hamasit, ne nuk i bashkojmë zërat tanë me ata që në emër të barazimtarive janë duke u shndërruar në financues të gjenocidit ndaj Palestinës”.

Njëherësh kjo organizatë ka denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si “pozicione pro-gjenocidale” duke kërkuar përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror.

“Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të shtunën dhe përherë!
Gjithmonë me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për liri, dekolonizim dhe jetë pa dhunë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tani, Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, tha se mbi 6 mijë e 500 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika