Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore humbin kontaktin me ekipet e tyre në Gazë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, tha se ndërprerja e linjave të komunikimit në Gazë e ka bërë “të pamundur që ambulancat të shkojnë te të plagosurit”

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara dhe grupe të tjera të ndihmës thanë më 28 tetor se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e rrethuar të Gazës, përderisa po vazhdojnë bombardimet izraelite dhe sulmet tokësore.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, tha se ndërprerja e linjave të komunikimit në Gazë e ka bërë “të pamundur që ambulancat të shkojnë te të plagosurit”.

“Ne vazhdojmë të mos kemi kontakt me stafin tonë dhe me ndërtesat shëndetësore. Jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

UNWRA, agjencia e OKB-së për refugjatë njoftoi se deri të premten, 58 anëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.

Guillemette Thomas, koordinator shëndetësor në territoret palestineze për Mjekët pa Kufi, tha se kjo organizatë nuk po arrin të kontaktojë me ekipin për më shumë se 12 orë.

“Situata është shumë e vështirë”, tha ai për Associated Press, raporton REL. “Ne nuk mund të komunikojmë me ekipin tonë. Nuk e dimë nëse janë të sigurt”.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhuna në rritje nga kolonët izraelitë ka detyruar shumë palestinezë, veçmas komunitetet e beduinëve, që të largohen. Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara tha të premten se dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor ka bërë që të zhvendosen mbi 600 palestinezë, përfshirë 211 fëmijë.

Izraeli tha të shtunën se po bombardon tunelet dhe bunkerët nëntokësor të grupit militant palestinez Hamas në Gazë. Bombardimet kanë shkaktuar ndërprerje të linjave të komunikimit dhe shërbimeve të internetit.

Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika