Netanyahu: Hyjmë në Gaza për të shkatërruar Hamasin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të luftës kundër Hamasit, me qëllim shkatërrimin e krahut të armatosur dhe qeverisë së grupit dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza për në shtëpi

Foto arkiv/ Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu flet në një konferencë shtypi në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, Izrael, më 28 tetor. Abir Sultan/Pool/AFP/Getty Images

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të shtunën se faza e dytë e luftës kundër Hamasit ka filluar, me qëllim shkatërrimin e krahut të armatosur dhe qeverisë së grupit dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza në shtëpi.

“Luftëtarët tanë heroikë kanë një qëllim: Të shkatërrojnë këtë armik dhe të sigurojnë ekzistencën e vendit tonë. Kurrë më. ‘Kurrë më, është tani’”, tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Netanyahu gjithashtu ka konfirmuar se foli me familjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe u zotua atyre se do të shteronte të gjitha opsionet për të kthyer të dashurit e tyre.

Gjatë të njëjtës konferencë për media, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se sulmi në rritje do të rrisë shanset që Hamasi të kthejë pengjet që mban në Gaza.

“Ndërsa e godasim armikun më fort, ka një shans më të mirë që armiku të pranojë zgjidhjet për të kthyer të dashurit”, ka thënë Gallant.

Së fundi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të shtunën tërhoqi një lidhje midis konfliktit me Hamasin dhe Luftës Arabo-Izraelite mes viteve 1947 dhe 1949, e cila ndodhi kur Izraeli shpalli pavarësinë e tij, shkruan CNN.

“Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë. Kjo është lufta jonë e dytë për pavarësi. Ne do të shpëtojmë vendin tonë”, ka përfunduar Netanyahu.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika