​Kurti: Kosova të bëhet pjesë e Programit “Partneriteti për Paqe” të NATO-s

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhet anëtare e plotë e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum.

“Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e SHBA-ve për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s”, ka thënë Kurti.

Ai ka veçuar renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International, dhe ngritjen për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

I pari i qeverisë, ka folur edhe për negociatat me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekt me shumën 236 milionë dollarë, dhe që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Duke biseduar për tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, kryeministri potencoi kapacitetet për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore dhe të erës.

“Kryeministri veçoi parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe 27 turbina, si dhe projektin “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW, që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, me sipërfaqe prej 69 mijë metra katrorë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

Po ashtu, Kurti ka përmendur edhe indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

Kryeministri ka ftuar biznesmenët amerikanë, po ashtu, edhe ata shqiptaro-amerikanë, që të investojnë në Kosovë për ndërmarrje fitimprurëse për ta, dhe zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Kosovën.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika