Gërvalla kërkon nga BE-ja dënim të ashpër të sulmit terrorist: Rrezikohet siguria e rajonit 

"Ministrja Gërvalla po ashtu njoftoi ministrat me sfidat e sigurisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin e 24 shtatorit ndaj Republikës së Kosovës, i cili duhet parë jo vetëm si përpjekje për destabilizim të Kosovës, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor"

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me ftestë të homologes së saj gjermane, Annalena Baerbock, ka marrë pjesë në pjesë në konferencën ministrore në Berlin, me moton “Union më i madh, më i fortë”.

Siç thuhet në njoftim në kuadër të këtij takimi të përbashkët në nivel të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve që aspirojnë anëtarësimin në BE, Gërvalla ka prezantuar reformat dhe sukseset e Kosovës.

Ajo ka kërkuar nga BE të dënojë ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Ministrja Gërvalla prezantoi reformat e thella dhe sukseset e shumta të Republikës së Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane, sundimin e ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë. Ajo vlerësoi lart performancën, më të lartën e vendeve të rajonit, në indikatorë ekonomikë dhe sundim të ligjit.

Ministrja Gërvalla po ashtu njoftoi ministrat me sfidat e sigurisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin e 24 shtatorit ndaj Republikës së Kosovës, i cili duhet parë jo vetëm si përpjekje për destabilizim të Kosovës, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ajo kërkoi dënim të ashpër nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij dhe vuri në pah faktin që siguria e kontinentit evropian do të duhej të zinte vend të rëndësishëm në të gjitha debatet rreth zgjerimit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Më tej, Gërvalla ka theksuar se zgjerimi i BE-së duhet bazuar në vlerat dhe parimet e mirëfillta evropiane dhe se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për të ecur me seriozitet rrugës së saj euroatlantike.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika